Top Channel/ Starmer në krizë pas sondazheve, Laburistët drejt humbjes, por…
04/05/2026 19:58

Në zgjedhjet lokale të së enjtes, të parat provë e rëndësishme elektorale pas ardhjes në pushtet të Laburistëve afro dy vjet më parë, partia e kryeministrit Starmer pritet të pësojë një humbje spektakolare dhe të gjitha sondazhet flasin se partia anti-emigracion e Nigel Farage dhe të Gjelbrit e Polanksit, një i majtë i thekur, do të shkaktojë një tërmet me një humbje neto në shifrën e 1850 vendeve në këshillat lokale në mbarë Britaninë. Sondazhet parashikojnë se Laburistët do të humbasin për herë të parë Uellsin që nga viti 1999 në kohën e Toni Blerit, ndërkohë mund të zbresin në vendin e tretë në Skoci, si parti politike, pas “Reformës” dhe Nacionalistëve skocezë. Rezultati i pritshëm e ka vendosur kryeministrin Starmer në gjendje mbijetese politike, apo siç quhet rëndom, Starmagedon, dhe rivalët e tij jo të pakët në parti janë duke i shkruar eulogjinë politike. Por përkrahësit e kryeministrit, në përpjekje për të çvlerësuar atë që e quajnë si ekspeditë peshkimi nga rivalët dhe media britanike, thonë se kryeministri nuk ka ndërmend të pranojë ndonjë marrëveshje, pakt apo afat kohor për t’u larguar nga Downing Street. Rivalët e Starmer dhe mbështetësit e ministrit aktual të Shëndetësisë, ish-zëvendëskryeministres së larguar për një aferë taksash nga posti, dhe kryebashkiakut të Mançesterit, kanë avancuar aq shumë në plane, sa kanë hartuar edhe lista kabinetesh të kryeministrave të ardhshëm. Ndërkohë spekulimet shkojnë deri te riafrimi i qeverisë së ish-zëvendëskryeministres Angela Rayner, e cila gëzon popullaritet në të majtën e Laburistëve të qendrës së majtë, në kuadër të ndryshimeve të mundshme dhe të detyrueshme të kabinetit në kushtet e një humbjeje të thellë këtë javë. Edhe pse disa deputetë laburistë, siç po shkojnë punët, duket se ndihen të rrezikuar nga politikat e qeverisë së tyre për vendin e deputetit në zonat respektive elektorale, dhe janë të ethshëm për një ndryshim kursi qeverisës, sërish nuk besojnë se një garë e re brenda partisë për postin e kryeministrit është e pashmangshme. Në qarqet politike dhe mediatike mbizotëron ideja se Starmer mund të mos jetë kryeministri më i mirë për momentin, por më i mirë se ai ende nuk ka në arenën politike nga laburistët, dhe kjo më shumë për shkak të staturës dhe lojës së tij në skakierën ndërkombëtare, ku ai, argumentueshëm, rezulton përgjithësisht më i suksesshëm në punët e botës sesa në administrimin e sfidave të Britanisë.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54