Top Channel/ Sport Klub Tirana kthehet në shoqatë, Veliaj: Asetet dhe pasuritë i kalojnë…
08/10/2024 23:17

Bashkia e Tiranës ka vendosur të transformojë statusin e klubit në organizatë jofitimprurëse. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak. “Tirana u bë temë e ditës sepse tre mundësit fantastikë që garuan në Paris, dy prej të cilëve sollën medalje olimpike për herë të parë, jo vetëm për Klubin e Tiranës, por edhe për Shqipërinë. Kjo solli më shumë vëmendje te Klubi i Tiranës. Shumë prej klubeve kanë bërë kalimin në shoqatë, si mundësi për të marrë financime nga kompani private dhe sponsorë komercialë, prandaj po bëjmë të njëjtën gjë me Klubin e Tiranës. Bashkia e Tiranës do vijojë të mbetet mbështetësi kryesor i klubit të Tiranës, por kalimi në një qendër, siç kanë bërë gjithë klubet e tjera private, na jep shumë më shumë mundësi për ta fuqizuar, për t’i dhënë më shumë financa, sipas performancave dhe arritjeve të lojtarëve të klubit”, tha Veliaj. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se të gjitha asetet dhe pasuritë e përdorura nga Klubi Sportiv “Tirana” do të transferohen te qendra e re, duke siguruar që klubi të vazhdojë aktivitetet e tij pa ndërprerje dhe të ruajë titujt e arritur ndër vite. Ky transformim pritet të forcojë më tej pozicionin e klubit në arenën sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa klubit do t’i ofrohen mbështetje financiare nga buxheti i Bashkisë për periudhën 2025-2027. Me këtë ndryshim, Klubi Sportiv “Tirana” synon të ruajë emrin, reputacionin dhe historinë e tij, duke ndjekur rrugën e suksesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36