Top Channel/ SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS dhe 6 zyrtarë të tjerë
24/09/2025 19:45

Në prag të parashkrimit të hetimeve të riregjistruara në 7 tetor 2020, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës Erion Isai. Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta vepër edhe 6 punonjësve të njësisë së prokurimeve në këtë bashki. Burimet thanë se procedimi penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen në ujësjellësin e Kozelit. Erion Isai siç bëjnë me dije burime ishte në SPAK të martën ku dhe i është njoftuat mbyllja e hetimeve dhe akuza nga një hetuese e BKH. Siç rezulton në shkresa procedimi u hap pas denoncimit të dorëzuar në SPAK nga inxhinieri Romeo Nazarko, e më pas po ashtu nga një avokat i cili pretendon se në këtë tender është favorizuar nga bashkia Entela Cano, që kishte rolin e subjektit mbikëqyrës. Isai i thirrur me herët dhe i pyetur nga kjo prokurori e ka hedhur poshtë akuzën duke insistuar se nuk ka kryer vepër as ai dhe as vartësit e prokurimeve dhe se investimi është kryer me vlerë favorizuese për shtetin. SPAK ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa të dhënat paraprake janë siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, siguruar nga grupi i hetimit që thotë se i ka lënë kohë kryebashkiakut të kryejë prapësimet me shkrim përpara se ta çojë dosjen tek gjyqtari paraprak. Karta e prokurorisë është këqyrja e telefonit të Canos tek e cila janë konstatuar komunikime në aplikacionin WhatsApp që sipas avokatëve provojnë njohjen mes zyrtarëve të bashkisë dhe mbikëqyrëses.

Top Channel/ Kokainë në makinë e në banesë, arrestohet 34-vjeçari
27/11 12:12
Top News – Liderët e Ballkanit në Tiranë për planin e rritjes. Rama: Qytetarët të përfitojnë që tani
27/11 12:07
Top News- Plani i rritjes, më shumë para Shqipërisë. Kos: Ka zbatuar 80% të reformave, mesazh për…
27/11 12:07
Top Channel/ Samiti në Tiranë, Rama: BE ndihmë e madhe. Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi pararendëse
27/11 11:58
Top News- Po transportonin 40 kg kanabis/Arrestohen dy persona, sekuestrohen 4 thasë lëndë narkotike
27/11 11:21
Top Channel/ “Shqipëria dhe Mali i zi shtetet që kanë performuar më mirë” Marta Kos jep shifra
27/11 11:04
Top Channel/ Samiti i Ballkanit Perëndimor, liderët e rajonit mbërrijnë në Pallatin e Brigadave
27/11 11:03
Top News- Buxheti kalon me 80 vota / PS rrëzon të gjitha amendimet e opozitës
27/11 10:56
Top News – Rama pret Kurtin, Tirana mban samitin për ‘Planin e Rritjes’
27/11 10:55
Top Channel/ U kapën me mbi 40 kg kanabis që donin ta shisnin në qytet, në pranga dy persona në Laç
27/11 10:21
Top Channel/ Kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për Samitin e Liderëve të Ballkanit
27/11 10:10
Top News- U kap me mbi 900 gramë kokainë/ Tentoi ta shiste në shkolla, arrestohet 34-vjeçari
27/11 10:02
Top Channel/ Deputeti, Erald Kapri paraqitet në SPAK për kallëzim ndaj Skënder Hitajt
27/11 09:58
Top Channel/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, u kap me 900 gramë kokainë pranë shkollave
27/11 09:31
Top Channel/Tension në kuvend, buxheti kalon në plan të dytë
26/11 23:50
Top Channel/ Korçë, debat në bashki për paketën fiskale
26/11 23:21
Top Channel/ I dënuari dhunon me ekspres kafeje policin e burgut
26/11 23:19
Top News- Netanyahu drejt fundit politik? Eisenkot siguron një tjetër aleat për rrëzimin e qeverisë
26/11 23:15
Top News- 430 mjete të blinduara ushtarake, pesë vende të NATO “gati për luftë” me Rusinë
26/11 22:57
Top News- Shi, shtrëngata dhe dëborë, ja zonat që preken nga stuhitë! Bien ndjeshëm temperaturat
26/11 22:39