Mbretëria e Bashkuar nuk do të hezitojë t`i përgjigjet Francës me të njëjtën monedhë, paralajmëroi sekretari britanik i mjedisit, George Eustice në mesin e sherrit mbi të drejtat post-Brexit të peshkimit, i cili u ndez sërish këto ditë. “Kjo është një lojë te cilen mund ta luajmë edhe ne, më mirë mos i hyni”, ishte mesazhi i nënkuptuar i tij.