Vazhdon moti i keq në disa pjesë të Italisë, e sidomos në Sicili. Një tornado u përplas mbi zonën e Modicas, duke shkaktuar vdekjen e një 53 vjecari: burri që kishte dalë nga shtëpia, u rrëmbye prej trombës së fuqishme të ajrit. Përpjekja e tij për të lëvizur në një kohë të tillë, përfundoi në tragjedi.