Me qindra prodhime kinematografike të realizuara në 45 vite komuzimën, filmi u përdor si mjeti mjeti më i fuqishëm i propagandës në vendin tonë. Të vendosur në një kuadër ideologjik, shumë prej filmave shfaqin një realitet të shtrembëruar, ku nuk ka tension, as frikë, ku populli bashkëpunonte me pushtetin. efekt Përmes filmit me metrazh të shkurtër "Një histori e parrëfyer", i prezantuar në Arkivin Qendror të Filmit, studiuesja e teatrit dhe kinemasë tregon çfarë ndodh kur dy realitete të ndryshme politike përpiqen të krijojnë një film artistik marrë nga i njëjti burim jetësor. Ka filma që kanë shtrembëruar historinë, të cilët duhet t’i shohim në mënyrë kritike, por ka filma që mbajnë të vërteta njerëzore, të cilat mbeten po ashtu sikurse janë, sidomos kur janë marrëdhënie të kushtëzuara në një sistem të caktuar. Janë një burim shumë i mirë studimi të them të drejtën. Me një ftesë për të reflektuar, Çikopano propozon ta shohim kinematografinë e ish-Kinostudios me sytë e një të huaji që nuk ka jetuar në Shqipëri, duke u zhveshur nga subjektiviteti. Është detyrë e studiuesve, e pedagogëve, e mësuesve, që kur sjellin fëmijët për t’i parë, t’ua sqarojnë rrethanat e këtyre filmave. Ata janë filma të prodhuar në një sistem të caktuar ideologjik, edhe Leni Riefenstahl ishte regjisore shumë e mirë, por ama i shërbeu sistemit nazist. Dhe ky është një element që u shpjegohet atyre që shohin filmat e saj. Por, sa e thjeshtë është për nostalgjikët e filmit të analizojnë ftohtë dhe pa emocione? Konica vetë thotë që nostalgjia është shumë dinake, baltën na e bën mjaltë, vetëm sepse ne jemi larguar nga ai vendi ku është balta. – Një problem i madh i shoqërisë është se duket sikur ka një thikë të prerë para dhe pas 1990 dhe mendojnë që të gjitha këto fenomenet e mbrapshta që pasuan pas ’90, vijnë prej demokracisë dhe në fakt nuk e bëjnë llogarinë që të gjitha pasojat vijnë për shkak të një thyerje të fortë të sistemit, që janë pasojë e viteve që kemi kaluar. Duke theksuar nevojën për të vendosur parathënie shpjeguese veçanërisht për brezat e rinj që shohin këto produksione, studiuesja ndalet te filmat historikë e faktet e manipuluara. ‘Vitet e para’, që lidhet me tharjen e Kënetës së Maliqit duhet të ketë një shpjegim paraprak dhe më pas të shfaqet. Është tërësisht një film propaganda, që justifikonte padrejtësitë, që u ishin bërë inxhinierëve dhe të gjithë komplotin e Kënetës së Maliqit. Është detyrim ndaj familjarëve të tyre që të thuhet e vërteta si një parathënie në film.