Top Channel/ Shqiptarët e Ukrainës: Po përgatitemi për luftë, gati për të gjithë skenarët!
02/02/2022 14:50

Aleksander Lekhov thotë se tensionet nuk ndihen shumë anëve të tij, edhe pse këto javët e fundit ka parë më tepër uniforma ushtarake nëpër rrugë. 32 vjecari është në mesin e mijëra qytetarëve me prejardhje shqiptare që jetojnë në disa fshatra dhe qytete të Ukrainës. Duke folur shqipen me pak vështirësi, ai tha për Radio Europa se situata në terren është më pak dramatike nga sa shfaqet në shtypin e huaj. “Tani, për momentin, nuk ka shumë probleme dhe frikë nuk kemi. Nuk e di çfarë do të ndodhë nesër ose pasnesër, por për sot nuk kemi kaq probleme sa tregojnë mediat”, thotë ai. Maxim Kirchev, një tjtër shqiptar i Ukrainës jeton në Kiev. 39 vjecari pohon se edhe atje situata është në përgjithësi është e qetë, megjithatë njerëzit po përgatiten për të gjitha skenarët. “Ne mundohemi të rrimë të qetë. Njerëzit, në përgjithësi, mundohen të mos bëjnë panik. Në Ukrainë është një thënie: Rrini të qetë dhe pastrojeni armën tuaj”, shprehet Maxim. Në Ukrainë besohet se jetojnë rreth 5 mijë qytetarë me prejardhje shqiptare. Ata janë të vendosur kryesisht përreth zonës së Odesës. Paraardhësit e tyre shkuan atje rreth 200 vjet më parë, për t’iu larguar asokohe luftërave të Perandorisë Osmane në zonën e Ballkanit. Të larguarit nga Shqipëria, sipas Aleksandr Dermentli, kryetar i Shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës, e kanë pasur origjinën kryesisht nga zona e Korcës.

Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
DIGITALB DIGITALB