Shkupi ka vendosur të dëbojë pesë diplomatë ruse, një vendim ky i cili iu përcoll ambasadorit rus atje, Sergei Bazdnikin, që u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. “Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, diplomatët rusë kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut brenda pesë ditëve të ardhshme”, theksohet në njoftim.