Top Channel/ Shkatërrohet banda e drogës! Nga Durrësi drejt Italisë, SPAK tregon 18 emrat
16/12/2023 19:17

SPAK përfundoi hetimin kundër një grupi të strukturuar kriminal që bënte trafikun e drogës nga porti i durrësit drejt italisë. Hetimi është kryer në bashkëpunim me policinë gjyqësore shqiptare dhe prokurorinë e Bergamos në Itali, mbështetur nga Eurojust dhe Europol. Si rezultat i hetimore të kryera në Itali dhe në Shqipëri është bërë e mundur që të zbulohet një grup kriminal që ka vepruar në Itali dhe në Shqipëri, që ka patur si qëllim tregtimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë. Eshte provuar tregtimi i 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme. Grupi kishte nisur veprimtarinë në vitin 2015 kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike. Grupi është krijuar dhe drejtohet nga shtetasit Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço. Si pjesëmarrës në këtë grup kriminal, janë identifikuar 18 persona të tjerë. Spak tregon se shtetasit e pandehur Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina, Dorian Beu, Syrjan Tola, Ramazan Grada, Igli Lala, Saimir Prenga, Rexhep Dallupi, Enkeleda Bakalli dhe Gjergji Luli, Alfred Luli, Ilir Duro, Françesko Çeçi, Lorik Prengaj, Gjergj Zefi, Renato Zefi dhe Eledjo Dedej janë akuzuar se kanë kryer veprat penale të shitjes së narkotikeve dhe grup kriminal. SPAK ka vendosur “Sekuestro preventive” ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim direkt dhe indirekt të drejtuesve të grupit kriminal, të pandehurve Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu. Ato janë tre shoqëri tregtare dhe asetet e tyre, si dhe pesë anije peshkimi dhe automjete, si dhe apartamente me vlerë 1 milionë euro

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15