“Guri i Fatit” , simboli i lashtë i monarkisë në Skoci, është larguar për të parën herë pas më shumë se 25 vitesh nga Kështjella e Edinburgut për t`u dërguar në Londër për ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III.Guri i famshëm është përdorur për kurorëzimin e mbretërve skocezë deri sa ra përpara 700 vjetësh në duart e monarkut të atëhershëm të Anglisë, Edward I i cili e dergoi në Westminster Abbey. Për 7 shekuj, guri qëndroi aty i inkorporuar në Karrigen e Kurorëzimit.