Top Channel/ SHBA presion Serbisë, paralajmërimi i DASH pas bisedës Vuçiç-Putin
28/09/2026 23:12

Pas bisedës së presidentit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me presidentin rus, Vladimir Putin, Departamenti amerikan i Shtetit rikujtoi paralajmërimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese, të cilat janë me interes ndërkombëtar”. Një ditë para se të jepte dorëheqje, Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin më 26 shtator për marrëveshjen e gazit që Serbia pret ta arrijë me Rusinë, si dhe për bashkëpunimin dypalësh. Pas bisedës, Vuçiç deklaroi se është “i sigurt” se presidenti i ardhshëm i Serbisë “do të dijë të kujdeset për interesat e Serbisë dhe të ruajë atë lloj ekuilibri dhe përgjegjësie ndaj të gjithë aktorëve të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare”. Në përgjigje të pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë bisedë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit iu referua deklaratës së Rubios të 23 shtatorit. Në atë deklaratë sekretari i shtetit thekson se “Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese”. Në gusht, ligjvënës republikanë dhe demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan paraqitën një projektligj që kërkon masa amerikane në lidhje me Serbinë, për shkak të asaj që në dokument përshkruhet si “regres serioz” në demokraci dhe sundimin e ligjit, si dhe për shkak të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08