Në mesin e një përshkallëzimi të ri të tensioneve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ambasadori amerikan në Pekin rihapi një diskutim të vjetër, të cilin autoritetet kineze kanë dashur t`ia lënë harresës. Nicholas Burns riktheu diskutimin e hershëm të origjinës së koronavirusit që u përhap nga ky vend, duke I kërkuar lidershipit atje të jetë më I sinqertë për fillesat e pandemisë që gjunjëzoi botën. Komentet e tij erdhën një ditë pasi mediat amerikane raportuan se një agjenci federale kishte zbuluar se ky virus mund të ketë dalë nga një laborator në Ëuhan.