Top Channel/ Shansi i fundit për në Botëror. Dueli me Letoninë nesër do transmetohet në Digitalb
08/09/2025 19:58

Shqipëria do të ndeshet me Letoninë në Tiranë, në kuadër të Kualifikueseve të Botërorit 2026, të martën e 9 shtatorit. Në një konferencë për mediat, tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, tha: “Sigurisht që do herë një ndeshje kyçe, por po flasim për dy situata të ndryshme. Dy ditë më parë ne pamë ndeshjen e Letonisë me Serbinë dhe ndeshja ishte aty-aty. Rezultatet të tipit 6-0 si Spanja mbrëmë ndodhin rrallë herë. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel. Sa i përket Letonisë, është një ekip fizik dhe i organizuar. Janë gjithmonë aty për të luftuar për topin e tyre,. I kemi analizuar ndeshjet e tyre të fundit. Sa i përket Gjibraltarit, ishte atmosferë ndryshe. Medon Berisha për shembull kishte 6 muaj me ne, por ishte hera e parë që startonte me Kombëtaren. T’i kërkosh lojtarëve të rinj të fitojnë 6-0 është e vështirë, por që e vërtet, prisja më shumë. E kam thënë 10 ditë më parë, nuk e kam vendosur 11-shen e parë, por që do ndryshojmë në dy pika. Si në aspektin defensivë, ashtu dhe në atë ofensiv. Kemi sot stërvitjen e fundit dhe formacionin do ta vendos nesër. Edhe disa pyetje që iu bënë disa pyetje Gjimshitit, nëse është moment i mirë apo jo, është gjithmonë moment i mirë kur i ke vetë gjërat në dorë. Siç e thashë më përpara, është një moment i mirë i Kombëtares. Në futboll luan 11 kundër 11. Ekziston çdo rezultat. Futbolli është i tillë. Kur ke rezultat të mirë, gjërat ndryshojnë. Më shumë sesa për të shqetësohen për lojtarët që nuk janë në listat e ekipeve të tyre për Europën, shqetësohem për lojtarët që kanë ndryshuar skuadrën. Nuk jemi në atë nivelo që të zgjedhim lojtarët që kanë më shumë minuta. Kam zgjedhur lojtarë që kanë pasur zero minuta. Pas ndeshjes me Gjibraltarin, nuk mund të thoja që 4 lojtarë që kanë luajtur për herë të parë se kanë bërë një ndeshje të keqe. Kur kam debutuar me Brazilin, nuk kam fjetur gjithë natën. Ata nuk kishin luajtur ndonjëherë me njëri-tjetrin. Edhe elementi i moshës. Dajsinani për shembull, më pëlqen shumë, ose Simon Simoni. Nuk mund t’i vendos në presion. Më korrigjoni nëse e kam gabim, por nuk e di nëse ndokush te Shqipëria ka shënuar ndonjë tripletë. Jam i sigurt që nesër do të herë një ndeshje shumë e mirë. Nëse dy vite e gjysmë, skuadra ka ndryshuar shumë. Unë e kam thënë shumë herë që Kombëtarja është e hapur. Javën e parë të punës, më pëlqen kur shoh lojtarë të rinj dhe sa kanë luajtur. Sa i përket Brojës dhe Asanit, janë shumë mirë, në gjendje optimale. Asani ka kaluar pak më shumë kohë me ne. Nuk mund të them që ata do luajnë nesër, por të dy kanë pëlqimin tim. Ndaj Anglisë bëmë një ndeshje të mirë. Me Andorrën kishim një rezultat të mirë. Me Serbinë bëmë një ndeshje të mirë, rezultati jo dhe aq. Në ndeshjen e fundit ndaj Letonisë nuk më pëlqyen 45-minutat e para. Nëse do të shkosh në Botëror, janë gabime që i paguan shumë shtrenjtë. A është edhe si një finale për Sylvinhon? Nuk do i përgjigjem asaj. Siç e thashë më përpara, çdo ndeshje është e rëndësishme. Edhe ajo në Riga ishte e rëndësishme. Të gjithë duhet të përgatitemi si ekipi. Ne jemi një. Duhet të futesh në fushë dhe të fitosh ndeshje të tilla. Nuk mendon për tetorin dhe nëntorin. Julian Shehu është një lojtar shumë i mirë. Kemi punuar për 6 muaj me të. E kemi afruar në ekipin Kombëtar. Trajneri i skuadrës së tij e vendos se në çfarë pozicioni do luajë. Me Kombëtaren, është një situatë tjetër. Është një çështje taktike. Lojtarë të ndryshëm me ekipin tonë luajnë në pozicione të ndryshme. E ka përmirësuar shumë ekipin”.

Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top News – Ndeshja me Finlandën/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Luis Hasa
01/10 19:10
Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07