Top Channel/ Senati në Kili dëgjon padinë për shkarkimin e presidentit Pinera
16/11/2021 22:38

Senati i Kilit nisi sot gjyqin e shkarkimit të presidentit të vendit Sebastian Pinera për akuzat e korrupsionit të dala nga publikimi i dokumenteve Pandora Papers. Padia e korrupsionit u aprovua më herët nga Dhoma e Ulët e parlamentit me 78 vota, për akuzat në lidhje me shitjen e një kompanie vendase minierash. Pinera është në mesin e mandatit të tij presidencial të dytë por jo të radhës, ky i fundit i nisur në mars 2018. Padia për shkarkim është nisur në tetor nga deputetë të opozitës, përfshi dhe socialistin Jaime Naranjo. Naranjo ka folur dje në podium për më shumë se 10 orë duke lexuar dokumentet 1,300-faqe kundër presidentit. Mes të tjerash ai tha se “pandëshkueshmëria e Pineras duhet të marrë fund”, duke sugjeruar që vendin e tij ta zërë përkohësisht deputeti i majtë Giorgio Jackson. Çështja kundër presidentit u zgjerua me daljen e detajeve të njëpasnjëshme të marrëveshjes së biznesit, ku përfshihen transaksione me kompani ‘offshore’ mes figurave politike. Naranjo theksoi se marëveshja e korrupsionit e vitit 2010 për shitjen e kompleksit të minierave Dominga, u bë kur ish-biznesmeni Pinera kryente mandatin e parë si president. Pandora Papers thoshte se Pinera kreu shitjen e kompleksit Dominga, te miku i tij biznesmen Carlos Delano për 152 milionë dollarë. Dokumentet thonë se operacioni u krye në parajsën fiskale të Virgin Islands.Nëse shpallet fajtor Pinera rrezikon deri në pesë vite burg.

Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10