Top Channel/ “S’e dini çfarë presioni po i bëj Rusisë”/ Zelensky i kthehet Trump: Nuk shoh përpjekje
25/04/2025 20:39

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se po ushtron “shumë presion” mbi Rusinë dhe Ukrainën për të arritur një marrëveshje paqeje, duke kërkuar që presidenti rus, Vladimir Putin, të ndalojë sulmet pas një bombardimi të rëndë në Kiev që vrau 12 persona të mërkurën mbrëma. Në një postim të tij të rrallë në platformën “Truth Social”, Trump shkroi: “Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të përfundojmë marrëveshjen e paqes!” Kritikat e tij vijnë pas akuzave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që Trump nuk po ushtron presion të mjaftueshëm ndaj Putinit për të arritur një armëpushim. Trump, megjithatë, ka theksuar se ai beson se të dyja palët dëshirojnë paqe dhe se ai ka bërë gjithçka që mundet për të shtuar presion ndaj Kremlinit. Në një deklaratë të mëtejshme, Trump i tha një gazetar në Zyrën Ovale se ai dhe administrata amerikane po bëjnë presion të madh ndaj Rusisë dhe se “Rusia e di këtë”. Ai shtoi se ai besonte se Putin mund të ishte i gatshëm për një marrëveshje, por theksoi se “duhen dy veta për të kërcyer tango”, duke i bërë thirrje edhe Ukrainës që të dëshirojë një marrëveshje paqësore. Kritikët e Trump-it, përfshirë Zelensky, kanë theksuar se nuk po shihet ndonjë presion i qartë ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti ukrainas theksoi se ata janë të gatshëm të bëjnë çdo lëshim, por vetëm në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin e Ukrainës.

Top Channel/ Alarm i kuq për klimën, rekord historik me temperatura mbi normalen
25/11 23:24
Top Channel/ Von der Leyen: Shqipëria, ritëm mbresëlënës! Së shpejti, fonde të reja
25/11 23:22
Top News- ‘Jam me kancer, më ndihmoni’. Mashtroi për 10 vite, 34-vjeçarja fitoi 200 mijë dollarë
25/11 23:00
Top Channel/ Trump rikthen tarifat doganore, preken 14 partnerët tregtarë të SHBA, mes tyre BE
25/11 20:26
Top News – 600 atentate dhe çmendi mijëra gra, komandanti i fundit guerril që donte të vriste CIA
25/11 18:46
Top News – Gratë do të quhen ‘Bibi’. Talibanët u heqin emrat nga dokumentet zyrtare
25/11 18:14
Top News – Jo simbole fetare në sallat e gjyqit/ Danimarka zgjeron kufizimet për shaminë islame
25/11 17:41
Top News- Pas anijeve, sulmon bazën ajrore/ Ukraina shkatërron pesë avionë në Rusi
25/11 17:37
Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04