Rusia trumpetoi me të madhe testin e parë të raketës së saj balistike ndërkontinentale, Sarmat, që është raketë e re në arsenalin e saj bërthamor. Presidenti rus, Vladimir Putin, u shfaq në televizionet ruse, teksa zyrtarët ushtarakë e informuan se raketa ishte lëshuar nga Plesetsk, në veriperëndim, dhe kishte goditur një shënjestër në Gadishullin Kamçatka, në Lindjen e Largët.