Top Channel/ Sanchez nuk ikën: Kryeministri spanjoll, jo dorëheqje pas skandalit të së shoqes!
29/04/2024 12:35

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i dha fund pesë ditë spekulimesh mbi të ardhmen e tij me pohimin se nuk do ta japë dorëheqjen, pavarësisht hijeve të skandalit që rrethojnë bashkëshorten e tij. Javën që shkoi, Sanchez njoftoi se po anullonte të gjitha angazhimet zyrtare pas hapjes së nje hetimi mbi të shoqen për akuza korrupsioni. Sanchez i hodhi poshtë këto pretendime, edhe pse pohoi se po e shqyrtonte mundësinë e lënies së postit. Megjithatë, tani ka vendosur që të qëndrojë në detyrë. Nisja e hetimeve erdhi pas akuzave të bëra në një platformë ligjore të krahut të djathtë se bashkëshortja e Kryeministrit spanjoll, i cili është edhe president ii Internacionales Socialiste, e kishte shfrytëzuar pozitën e saj për të ndikuar tek disa marrëveshje biznesi. Sanchez deklaroi përmes një postimi në rrjetin social X, se akuzat ndaj bashkëshortes së tij, Begona Gomez, janë të rreme. “Begona do të mbrojë nderin e saj dhe do të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë në çdo formë që kërkohet për të sqaruar që këto fakte që duken skandaloze nuk ekzistojnë në fakt,” u shpreh ai. Zonja Gomez, 49 vjeçe, nuk ka mban ndonjë post publike dhe ruan një profil të ulët politik. 52 vjeçari, ka shërbyer si kryeministër i Spanjës që nga viti 2018. Ai arriti të formojë një qeveri të koalicionit të krahut të majtë në nëntor për të filluar edhe një mandat të ri katër vjeçar dhe është një nga udhëheqësit socialist që ka qëndruar më gjati në pushtet në Europë.

Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35