Top Channel/Rusia, panik për sheqer:”Mësyhen” dyqanet- nuk japin më shumë se 2 kilogramë!
22/03/2022 09:59

Paniku për sheqer ka mbërthyer dyqanet e Rusisë, thotë BBC. Sipas disa raportimeve, autoritetet janë duke vendosur kufizime per sasinë e ushqimit që mund të blihet nëpër dyqanet ruse. Kërkesa më e madhe ka qenë për sheqer. Në rajonin e largët lindor, Maritime, nuk lejohet të blihen më shumë se dy kilogramë sheqer, miell, oriz, kripe e disa ushqimeve tjera. Po ashtu është vënë kufizim në deri dy litra të blerjes së vajit dhe tre pako ushqimi për foshnja. Është vetë e përditëshmja Kommersant, që raporton një situatë të tillë. Në Kabarovsk, qytet i ndodhur në atë rajon, ka pasur panik të blerjes së sheqerit dhe ky produkt nuk shihet më në dyqane, shkruajne agjencitë lokale të lajmeve. Megjithatë, zëvendësministri i Industrisë dhe Tregtisë, Viktor Yevtukhov (Jevtukov), këmbënguli se “nuk ka probleme me sheqerin”, dhe se Rusia prodhon mjaftueshëm sasi për banorët e saj. Ai shpjegoi po kështu se me qëllimin të mos ketë mungesë në treg, Moska ka ndaluar dhe eksportin e sheqerit. Javën e kaluar, Shërbimi kombëtar i Statistikave, Rosstat njoftoi se çmimet e sheqerit janë rritur me gati 13 për qind. Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas pushtimin të Ukrainës, kanë dobësuar valutën ruse, rublën, dhe kanë sjellë një rritje të inflacionit, e për rrjedhojë, edhe një rritje të cmimit të ushqimeve.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43