Vetëm dy ditë më parë u akuzua nga Polonia për shkelje flagrante të hapësirës së saj ajrore, dhe tani Rusia vihet në vendin e viktimës me pretendimin se është përballur gjatë natës me një sulm masiv dronësh ukrainas, e thotë se ka rrëzuar 221 të tillë- një nga shifrat më të larta të mjeeve të tilla luftarake pa pilotë të rrëzuara që prej fillimit të konfliktit mbi tre vjet më parë.