Top Channel/ Rusia hakmerret, dëbon 20 diplomatë çekë
19/04/2021 11:27

Rusia dëboi nga vendi 20 diplomatë cekë të cilët janë urdhëruar të largohen, si masë shpaguese ndaj largimit që republika ceke i bëri të shtunën 18 diplomatëve rusë. Vendimi i Pragës erdhi pas një hetimi që tregoi pas shpërthimit të një depoje municionesh në Ceki, qëndronte Moska. Kjo e fundit i dha diplomatëve çekë një ditë kohë për t’u larguar, ndërsa Praga u dha rusëve 48 orë. Ministria e Jashtme ruse e cilësoi vendimin e çekëve si “të pashembullt” dhe si “akt armiqësor”. “Me dëshirën për të kënaqur Shtetet e Bashkuara, pas sanksioneve të fundit të SHBA-së kundër Rusisë, autoritetet çeke madje i tejkaluan udhëzuesit e tyre”, thuhej në një deklaratë të saj, ku cilësoheshn si të pabaza dhe absurde pretendimet e çekëve se diplomatët rusë janë operativë të inteligjencës. Shtetet e Bashkuara thanë se qëndrojnë krah Republikës Çeke lidhur me vendimin për të dëbuar diplomatët rusë. "SHBA qëndron me Republikën Çeke në përgjigjen e saj të vendosur kundër veprimeve keqdashëse të Rusisë në tokën e çeke", shkruante zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Twitter. "Ne duhet të veprojmë në mënyrë të vendosur në përgjigje të veprimeve ruse që vënë në rrezik integritetin territorial, sigurinë energjitike ose infrastrukturën kritike të aleatëve dhe partnerëve tanë", shtoi ai. Cekia sqaroi se ka informuar aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në lidhje me përfshirjen e dyshuar ruse në një shpërthim depoje municionesh në vitin 2014 dhe çështja do të trajtohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së.

Top Channel/ Trump zhgënjehet nga Putini, a po ndryshon kursi amerikan ndaj Ukrainës?
09/07 23:16
Top Channel/ Kritikat, Putin sfidon Trump/ Rusia kryen sulmin më të madh ajror në Ukrainë
09/07 23:15
Top Channel/ Greqia mbyll azilin për afrikanët/ Mitsotakis: Është rritur fluksi I emigrantëve
09/07 23:14
Top News- Ukraina “drejt gjunjëzimit”, Rusia tregon forcën, Trump acarohet me Putin
09/07 23:00
Top News- Greqia “luftë” vendeve të Afrikës së Veriut, nis hakmarrjen…u ndalon azilin
09/07 22:45
Top News- Rusia bombardon cep më cep Ukrainën, Putin “loz” me Trump
09/07 22:27
Top Channel/Papa ofrohet si negociator/Lufta Rusi-Ukrainë,ati i shenjtë mirëpret bisedime në Vatikan
09/07 20:05
Top Channel/ S’ka qetësi në Gaza, izraelitët nuk i tremben Trump! Situatë e rëndë pas bombardimeve
09/07 19:38
Top News – ‘Bombat’ e Trumpit në mes të Moskës / Kremlini nuk e konfirmon dhe as e mohon raportin
09/07 17:40
Top News – Polonia e Turqia kundër Elon Musk / Chatbot-i i tij, komente fyese e lëvdata për Hitlerin
09/07 15:31
Top News – BE përgatitet për krizat e ardhshme / Mbledh rezerva ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore
09/07 15:28
Top Channel/ Përmbytjet, tronditja vijon në Teksas! Të paktën 109 viktima dhe 161 të zhdukur
09/07 14:56
Top Channel/ “Putin flet budallallëqe”! Moska “çmendet” nga kritikat e Trump, kryen sulm në Ukrainë
09/07 14:55
Top News – Zelensky mbërrin në Romë / Takim me Papën dhe konferencë për rimëkëmbjen e Ukrainës
09/07 14:55
Top News – ‘Po pushtohemi nga Kina…’ / Tajvani përgatitet, stërvitje të mëdha ushtarake
09/07 14:54
Top News – Hegseth nuk informoi Trumpin…Ndaloi armët për Ukrainën pa njoftuar Shtëpinë e Bardhë
09/07 14:52
Top News – “Do bombardoj Moskën dhe Pekinin!” Trump kërcënoi Putin e Xi Jinping në mandatin e parë
09/07 14:51
Top News – Shpërthejnë zjarret dhe plaçkitjet…Marseja në alarm, mbyllet aeroporti, 100 të lënduar
09/07 14:24
Top News – As me SHBA-në dhe as me Kinën…Macron në Britani: Evropa të reduktojë varësinë
09/07 14:10
Top Channel/ Identifikime të rralla, zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru
09/07 14:02