Qindra emigrantë haitianë marshonin sot përmes xhunglës kolumbiane Darien Gap duke kaluar lumenj e duke ngjitur rrugë të baltosura e te rrezikshme. Ata shkojnë drejt kufirit me Panamanë me ëndrra të një jete më të mirë në Shtetet e Bashkuara. Xhungla prej më shumë se 500 000 hektarë Darien Gap është një nga rrugët më të rrezikshme në botë, sipas UNICEF. Ajo është e mbushur me banda të armatosura dhe trafikantë drogash që shpesh sulmojnë ose grabisin udhëtarët. Vete lideri i Haitit tha më herët në fjalimin në OKB se qytetarët e tij do të vazhdojnë të kërkojnë vende më të mira për të jetuar megjithë skenat e rënda të krijuara pranë kufirit të SHBA. Ditët e fundit pamje të dhunshme janë publikuar të rojeve amerikane të kufirit që godisnin me shkopinj emigrantët nga kuajt e tyre, duke shtuar kritikat ndaj administratës Biden.