Gjermania do ta mbështesë 90 milionë euro Kosovën dhe vecanërisht integrimin e saj në BE: Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde njoftoi përmes një postimi në platformën X se 20 milionë euro nga kjo shumë janë për grante. “Kjo nënvizon angazhimin tonë të vendosur për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, ishte mesazhi i tij.