Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03/2026 21:10

Një avion ushtarak u rrëzua gjatë ngritjes dje në Kolumbi, duke shkaktuar vdekjen e 66 personave, ndërsa katër të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, sipas autoriteteve. Avioni transportues i tipit “Lockheed Martin C-130 Hercules”, kishte në bord 128 persona, përfshirë 11 anëtarë të forcave ajrore, 115 ushtarakë dhe dy efektivë të policisë kombëtare. Aksidenti ndodhi gjatë ngritjes nga zona e Puerto Leguizamo, pranë kufirit me Perunë. Sipas autoriteteve, avioni dyshohet se u përplas pranë fundit të pistës, ndërsa një nga krahët goditi një pemë gjatë rënies. Përplasja shkaktoi një shpërthim dhe zjarr të fuqishëm, ndërsa në bord mund të ketë pasur edhe materiale shpërthyese. Banorët e zonës së largët ishin të parët që ndërhynë për të ndihmuar të mbijetuarit, duke transportuar të plagosurit drejt spitaleve me mjete të improvizuara. Më pas në vendngjarje mbërritën edhe forcat ushtarake, por autoritetet theksojnë se zona është e vështirë për t’u arritur, çka ka penguar operacionet e shpëtimit. Sipas zyrtarëve, 57 të mbijetuar janë shtruar në spital, ndërsa rreth 30 prej tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të zhdukur.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20