Top Channel/ Rikthehet gripi i shpendëve, Franca rrit nivelin e rrezikut: Përhapje e beftë!
05/12/2023 12:22

Gripi i shpendëve është rishfaqur duke mbjellë aq shumë shqetësim në Francë, sa i ka detyruar autoritetet atje ta rrisin nivelin e rrezikut prej sëmundjes nga “i moderuar” në “të lartë”. MInistria e Bujqësisë urdhëroi fermat që t’i mbajnë zogjtë në ambiente të brendshme, për të frenuar përhaojen e infeksionit që po ndodh në fakt, me ritme të shpejta. Influenza Avian, e njohur shpesh si gripi i shpezëve, ka rezultuar me asgjësimin e qindra miliona zogjve në gjithë botën, vitet e fundit. Ajo zakonisht përhapet në vjeshtë dhe dimër dhe është identifikuar në shumë shtete evropiane në javët e fundit, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën. Franca e identifikoi javën e kaluar rastin e parë të ri të virusit në një zonë në veriperëndim të vendit. Rritja e nivelit të rrezikut nënkupton se të gjithë shpezët duhet të mbahen në ambiente të mbyllura dhe duhet të merren masa mbrojtëse shtesë për ta shmangur përhapjen e sëmundjes. Gripi i shpendëve, i njohur edhe si virusi H5N1, u shfaq së pari në vitin 2003 dhe u pasua nga asgjesimi i rreth 100 milion shpendëve në Azi, veçanërisht në Vietnam. Humbjet njerezore dhe ekonomikeprej tij në kohë janë konsideruar si shkatërrimtare. “Kjo nuk është diçka e re. Transferimi i sëmundjeve nga kafshët tek njerëzit ka ndodhur që prej fillimit të njerëzimit. Por arsyet e prirjeve të reja tani janë globalizimi, ndryshimi klimatik, lëvizja e popullsisë, globalizimi i prodhimeve blegtorale, e të tjera. Çdo vit, shfaqet një sëmundje e re dhe 75 përqind e këtyre sëmundjeve e kanë origjinën tek kafshët”, shprehen ekspertet, sipas të cilëve, edhe globalizimi e ka shtuar mundësinë e përhapjes së sëmundjeve.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52