Top Channel/Rezoluta e Shqipërisë, lobim “gjigand” në Asamblenë e OKB: SHBA nis “gjuetinë” e votave!
05/10/2022 18:43

Administrata e Biden dhe aleatët e saj ndërkombëtarë po kërkojnë vota në Kombet e Bashkuara këtë javë në përpjekje për t`i nxitur sa më shumë vende të jetë e mundur që të mbështesin rezolutën historike, të paraqitur prej SHBA-së e Shqipërisë, e cila godet pretendimet territoriale të Rusisë në Ukrainë. Zyrtarë amerikanë, europianë dhe të tjerë po përdorin telefonatat, mesazhet në ËhatsApp, bisedat ballë për ballë dhe komente të herëpashershme publike për të bindur vendet që të votojnë kundër Moskës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sipas disa zyrtarëve perëndimorë dhe dy analistëve që kanë njohuri për cështjen. Csaba Kőrösi, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, thirri të hënën një seancë të posaçme urgjente të këtij organizimi ndërsa votimi pritet më vonë javën e ardhshme. Një diplomat i lartë britanik e përshkroi fushatën si një "përpjekje masive lobimi dhe kontakti", ku përfshihët pohuajse çdo nivel i infrastrukturës diplomatike të SHBA-së, nga ambasadorët e deri tek ndihmës sekretarët e madje dhe vetë Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Nëse miratohet, rezoluta do të nxisë përpjekjet perëndimore për të izoluar liderin rus Vladimir Putin, do të minojë argumentet e tij se është një çlirimtar dhe, në mënyrë ideale, do ta bindte atë se përshkallëzimi i luftës nuk do të bëjë gjë tjetër, vecse do të tërheqë më shumë reagime globale. Bashkimi Europian ka ftuar pothuajse të gjithë anëtarësimin në OKB - 188 vende - për të diskutuar projekt-rezolutën. Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut dhe Eritrea nuk morën ftesa, bazuar në kundërshtimin e tyre ndaj integritetit territorial të Ukrainës në rezolutat e mëparshme të OKB-së. Një draft i dokumentit, kërkon që Moska të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe thotë se "të ashtuquajturat referendume të paligjshme" të organizuara nga Kremlini përmes të cilave pretendohet katër territore të vendit si ruse, "nuk kanë vlefshmëri sipas ligjit ndërkombëtar dhe nuk formojnë bazë për çdo ndryshim të statusit të këtyre rajoneve të Ukrainës”.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB