Top News – ‘Asnjë shenjë jete nën rrënoja’ / Shembja e shkollës, shuhen shpresat për të mbijetuar
02/10/2025 14:22

Nuk ka më "shenja jete" nën rrënojat e një shkolle indoneziane të shembur ku 59 persona rezultojnë të zhdukur, thanë skuadrat e shpëtimit. Qindra nxënës, shumica prej tyre djem adoleshentë, ndodheshin brenda shkollës islamike me konvikt në qytetin Sidoarjo kur ajo u shemb të hënën. Të paktën pesë nxënës u vranë dhe rreth 100 u plagosën, thanë zyrtarët. Trembëdhjetë persona janë nxjerrë nga rrënojat që kur filluan përpjekjet e shpëtimit, megjithëse dy vdiqën më vonë në spital. Operacionet e shpëtimit ishin sfiduese për shkak të strukturës së paqëndrueshme të ndërtesës. Të enjten, agjencia për zbutjen e fatkeqësive tha se shpëtimtarët që përdornin dronë termikë nuk arritën të zbulonin më shenja jete nga rrënojat. "Ne pastruam zonën për të siguruar qetësi. Shpresonim që me përdorimin e pajisjeve të sofistikuara të mund të dëgjonim disa shenja jete," thanë zyrtarët, "por shkencërisht, nuk u gjetëm asnjë". Tani është vendosur që të kalohet në fazën tjetër të operacioneve duke përdorur pajisjet e rënda për lëvizjen e masave të betonit. Ekipet e shpëtimit nuk mundën ta bënin këtë më parë për shkak të frikës se mund të shkaktohej shembje e mëtejshme duke rrezikuar jetën e ndonjë të mbijetuari të mundur. Autoritetet thanë të mërkurën se ende dëgjoheshin të qara dhe britma nga poshtë rrënojave. Familje të shqetësuara prisnin rreth shkollës, në lotë, por me shpresën se të dashurit e tyre mund të nxirreshin gjallë.

Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34
Top Channel/ Irani drejt luftës apo paqes? Nisma e Mekës kërkon shmangien e përshkallëzimit!
29/10 11:08
Top Channel/ Spanja shpall tre ditë zie: Përplasja e trenave erdhi për faj të sistemit kompjuterik!
29/10 10:52
Top Channel/ 1000 jetët e Netanyahut: “E quajnë Magjistari, i” tmerrshëm” për të gjetur aleatë!
29/10 10:44
Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48