Top Channel/ “Rashë në koma në sallën e gjyqit”, rrëfimi mes lotësh i Saimir Vishajt: 35 vite punë…
14/08/2025 21:54

Avokati i njohur Saimir Vishaj fitoi “gjyqin” më të rëndësishëm të jetës, atë kundër sëmundjes së rëndë me të cilën luftoi për disa javë. Pasi mposhti sëmundjen dhe doli nga gjendja e komës, profesori i njohur i juridikut tregon në një intervistë për gazetaren e Top Channel Ana Kurti, se ligji më i rëndësishëm i kujtdo duhet të jetë të mos dorëzohesh, sado e rëndë të jetë situata. “Aktualisht jam në rikuperim e sipër, gjendja është e kënaqshme, i gjithë ekipi mjekësor është fokusuar në shëndetin tim, kalova një gjendje shumë të rëndë kome dhe intubim. Në Shqipëri mu dha ndihma e parë nga QSUT rreth 15 ditë, por ishte e pamundur të vazhdoja në atë qendër dhe menjëherë kam ardhur në qendrën shëndetësore San Raffaelo në Milano dhe u jam nënshtruar të gjitha analizave, edhe pse kam qenë në gjendje kome dhe nuk mbaj mend gjë”, u shpreh ai. Sëmundja ja dha mesazhin e parë atje ku ai ndihej si në shtëpinë e tij të dytë, në një sallë gjykate. “Kam qenë në një seancë gjyqësore, ku sa ka mbaruar seanca kam rënë në gjendje kome dhe jam zgjuar në reanimacion pranë QSUT. Aty më është dhënë ndihma e parë, por kam qenë i intubuar dhe nuk kam ditur çfarë ka ndodhur me shëndetin tim”, tregoi avokati. Mjekët në Itali i gjetën një diagnozë të rëndë, ku një prej organeve të tij nuk funksiononte dhe rëndonte shumë pranë mëlçisë, duke bërë që të mos prodhohej një substancë e cila furnizon trurin me oksigjen. “Duket se kisha 35 vjet që isha shumë i lodhur nga puna, mbase dhe mungesa e kontrollit të vazhdueshëm bëri që të vij në këtë gjendje. Nuk kam pasur më parë shqetësime”, tha Vishaj. Por cili ishte reagimi i parë kur ai u zgjua nga koma dhe kuptoi se çfarë kishte ndodhur? “Çfarë mund të them ndryshe kur kam qenë mes vdekjes dhe jetës? Por shyqyr që ia dola… Besoj tani jam mirë, jam drejt rikuperimit… besoj shtatori do më gjejë në seancat gjyqësore”, thotë avokati. Përmes rrjeteve sociale teksa po rikuperohet, avokati ndan vijimin e betejës me mesazhet për të jetuar e për t’ia dalë. Miq të njohur e të panjohur të botës virtuale i dhanë shumë dashuri, dhe kjo dashuri bën të përlotet edhe një burrë… “Jo vetëm familjarë por dhe miq që kanë ardhur nga Shqipëria që më kanë vizituar… ju përqafoj të gjithëve…”, tha ai i përlotur.

Top Channel/ Protesta, 10 orë përplasje të dhunshme! Çfarë ndodhi, bulevardi dhe sheshi fushëbetejë
28/11 23:33
Top Channel/ Euro bie, rezerva në rekord! Kursi zyrtar i euros zbret nën 90 lekë
28/11 23:17
Top Channel/ Rreth 50 të lënduar në protestë, në spital protestues, efektivë, gazetarë e kalimtarë
28/11 23:13
Top Channel/ Bora bllokon Rrugën e Kombit dhe të Arbrit, probleme në disa qarqe
28/11 23:11
Top Channel/ Berisha nxjerr videon: Policia sulmoi selinë e PD! Do shkojmë te PS
28/11 23:08
Top Channel/ Tirana proteston, Vlora feston! Koncert në Sheshin e Flamurit për Pavarësinë
28/11 23:05
Top Channel/ Ceremonia shtetërore për Pavarësinë, Begaj: Dhuna, e patolerueshme
28/11 23:03
Top Channel/ “Paguhesh ti prej Sorosit?”Demokrati përplaset me Qorrin dhe Muçin në protestë: Hajdut…
28/11 22:56
Top Channel/ Festë kuqezi në sheshin “Nënë Tereza”, makinat me flamuj mbushin sheshin
28/11 22:34
Top Channel/ Vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit, disa automjete dalin nga rruga
28/11 22:32
Top Channel/ Flamuj kuqezi dhe bori festive, Fieri feston 28 Nëntorin në rrugë
28/11 21:40
Top Channel/ Nga Edi Rama te Albulena Haxhiu… Ish-kreu i PD, Basha, në krah të ambasadorit Wendt
28/11 21:38
Top Channel/ Zjarr në një servis në Fier, zjarrfikësit shpëtojnë bizneset përreth
28/11 21:10
Top Channel/ Peshkopia zbardhet nga dëbora, mungesa e gomave dimërore vështirëson qarkullimin
28/11 21:08
Top Channel/ Shkatërrohet droni nga protestuesit, policia e përdori në tubim kundër tyre
28/11 20:49
Top Channel/ Gurët mbulojnë bulevardin, punonjësit nisin pastrimin e zones
28/11 20:44
Top Channel/ Protesta, dhunë në Ditën e Pavarësisë! Përplasje mes policisë dhe protestuesve
28/11 20:11
Top Channel/ Licencat për fishekzjarrët, Ministria propozon rikthimin e tarifave
28/11 20:03
Top Channel/ Policia nis arrestimin e protestuesve në shesh, i riu i gjakosur
28/11 19:54
Top Channel/ Tirana 10 orë në tym e flakë, kronologjia e protestës në Ditën e Pavarësisë
28/11 19:52