Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për çështjen e magjistratëve, një ditë pasi Gjykata Administrative siguroi padinë dhe urdhëroi Ministrinë e Financave dhe degën e thesarit të Tiranës të zhbllokojnë pagat për Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion dhe Gjykatën e Durrësit. Për kryeministrin Rama, me sigurimin e padisë, Gjykata Administrative bëhet e para në historinë botërore që kërkon rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjyqtarët.