SpaceX përmbylli një tjetër test të raketës së tij gjigante Starship. Ulja e planifikuar në Oqeanin Indian u shoqërua me një shpërthim spektakolar pas hyrjes në atmosferë. Misioni “Starship Flight 12” u vlerësua përgjithësisht i suksesshëm, pasi raketa realizoi me sukses ngritjen, fluturimin në hapësirë dhe disa manovra të parashikuara testuese, raportoi New York Post.