Një sistem i ri teleskopësh ka arritur të fiksojë imazhin me rezolucionin më të lartë të realizuar ndonjeherë të Hënës nga Toka përmes përdorimit të teknologjisë së radarëve. Për të arritur këtë, u deshën vite të tëra pune dhe rezultati ishte spektakolar. Në fokus ishte krateri Tycho, një ndër më mbresëlënësit e satelitit të vetëm natyror të Tokës.