Top Channel/ Qytetarët të irrituar nga bllokimi i rrugës, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në…
21/02/2026 16:30

Pezullimi pa afat i qarkullimit të automjeteve në segmentin e rrugës kombëtare Librazhd–Korçë, pas fundosjes dhe zhvendosjes së tokës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, ka lënë qindra drejtues mjetesh dhe pasagjerë të bllokuar në të dyja anët e aksit. Mes tyre ka familjarë me fëmijë të vegjël, të moshuar dhe drejtues mjetesh transporti që prej orësh presin një zgjidhje, ndërsa situata paraqitet e pasigurt për shkak të çarjeve të thella në trupin e rrugës. “Jemi nisur që në mëngjes drejt Korçës dhe kemi mbetur këtu pa asnjë informacion të qartë. Na thanë që rruga është mbyllur pa afat. Nuk dimë nga të kalojmë,” shprehet një drejtues automjeti, i cili tregon se ka mbi tri orë në pritje. Një tjetër qytetar, që udhëtonte me familjen, tha se situata është e vështirë sidomos për fëmijët: “Fëmijët janë lodhur, nuk kemi as ujë mjaftueshëm. Duhet një zgjidhje alternative sa më shpejt.” Edhe drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë shprehen të shqetësuar për vonesat dhe pasojat ekonomike. “Çdo orë vonesë për ne është kosto. Transportojmë mallra që duhet të dorëzohen brenda ditës,” u shpreh një prej tyre. Disa banorë të zonës theksojnë se problematika në “Arrat e Gurrës” ka qenë e pranishme gjatë gjithë këtyre javëve dhe se çarjet në rrugë janë thelluar gradualisht. “Kjo ishte e paralajmëruar. Toka ka lëvizur edhe herë të tjera, por tani situata duket shumë më e rëndë,” tha një banor i zonës. Ndërkohë, drejtues mjetesh kërkojnë më shumë informacion zyrtar dhe orientim për rrugë alternative, ndërsa apelojnë për ndërhyrje sa më të shpejtë për stabilizimin e segmentit problematik. Pezullimi i qarkullimit në këtë aks të rëndësishëm kombëtar ka krijuar jo vetëm radhë të gjata automjetesh, por edhe pasiguri e tension mes udhëtarëve, të cilët presin një zgjidhje konkrete për të vijuar udhëtimin e tyre.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36