Ndërsa nuk ka ende një reagim të kryeministrit Edi Rama për kaosin që vijon prej dy ditësh në kryeqytet, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu dhe gjithë kabineti qeveritar i lidh aktet e dhunës në protestë me opozitën. Numri dy i qeverisë kujton revoltën e opozitës pas viteve 1990 dhe thekson se plagët e atij kaosi i ndiejnë shqiptarët edhe sot, ndërsa shton se Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar.