Ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey nuk ka dyshime: bombardimi i maternitetit në Mariupol nga forcat ruse, përbën krim lufte. “Një krim i urryer, dhe edhe sikur të mos kishte shënjestër të përcaktuar, ai do të përbente sërish një krim lufte”, u shpreh Heappey, i cili nënvizoi se është përgjegjesi e komunitetit ndërkombëtare të sigurohet që të mblidhen prova e dëshmi, në mënyrë që kur të vijë koha, dhe unë ju premtoj se do të vijë, të ekzistojë mundësia që këta njerëz të dalin përpara gjykatës ndërkombëtare penale”, shtoi ai.