Në një sulm të paprecedent, shefi i agjencisë britanike të përgjimeve, GCHQ, më të madhe në botë jashtë territorit amerikan, e cilëson “luftën personale” të Putinit në Ukrainë si një boomerang. Sipas të dhënave nga përgjimet e agjencisë britanike, Sir Jeremy Fleming, thotë se komanda dhe strukturat e kontrollit të fushatës ushtarake të udhëheqësit rus është në kaos pasi ushtarët refuzojnë urdhrat, sabotojnë pajisjet e tyre ushtarake dhe aksidentalisht rrëzojnë avionët dhe helikoperët e tyre.