Top Channel/ Putin, orë të numëruara? Frikë nga një “Grusht shteti”, tronditen themelet e Kremlinit
04/05/2026 21:34

Kremlini ka kaluar në gatishmëri të lartë për sigurinë e presidentit rus Vladimir Putin, pas vrasjeve të disa zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe shqetësimeve për destabilizim të brendshëm, sipas një raporti të inteligjencës evropiane të cituar nga CNN. Në raport thuhet se siguria personale rreth Putinit është forcuar ndjeshëm, duke përfshirë sisteme mbikëqyrjeje në banesat e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Po ashtu, personeli që punon pranë tij, përfshirë kuzhinierët, truprojat dhe fotografët, nuk lejohet të përdorë transport publik, ndërsa vizitorët në Kremlin i nënshtrohen kontrolleve të dyfishta dhe përdorin vetëm telefona pa internet. Sipas të njëjtave burime, masat u ashpërsuan pas vrasjes së një gjenerali të lartë rus në dhjetor, ngjarje që shkaktoi reagime në nivelet e larta të strukturave të sigurisë. Që atëherë, lëvizjet e Putin janë kufizuar ndjeshëm dhe ai raportohet se ka shmangur disa rezidenca të zakonshme, përfshirë ato në rajonin e Moskës dhe Valdai. Raporti thekson gjithashtu se presidenti rus nuk ka kryer vizita të zakonshme në instalime ushtarake gjatë vitit 2026, ndryshe nga viti i kaluar, ndërsa disa paraqitje publike janë realizuar përmes pamjeve të regjistruara. Gjithashtu, dokumenti ngre shqetësime për tensione të brendshme mes shërbimeve të sigurisë ruse, si dhe për mundësinë e një komploti apo përpjekjeje për destabilizim. Në këtë kontekst përmendet edhe ish-ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili sipas raportit ka ndikim të rëndësishëm në strukturat ushtarake. Autoritetet ruse, ndërkohë, kanë forcuar masat e sigurisë edhe për komandantë të tjerë të lartë, ndërsa Kremlini ka deklaruar se këto hapa lidhen me rreziqet e sigurisë dhe situatën në Ukrainë.

Top Channel/ Zbulohen detaje nga plani i zgjerimit, Presidenti i KiE: Treg i vetëm brenda 2028!
05/10 23:53
Top News- Alarm në Evropë! Gjermania paralajmëron: Rreziku nga Rusia po bëhet më i madh
05/10 23:00
Top News- SHBA tërheq bombarduesit nga baza britanike! Çfarë po ndodh në RAF Fairford?
05/10 22:50
Top News- Putin mbështet Vuçiçin, por mediat ruse kthejnë sytë nga studentët serbë
05/10 22:40
Top News- NATO përgatitet për sulm rus! Dronë, AI dhe një strategji e re për luftën në Evropë
05/10 22:29
Top News – I vunë zjarrin shkollës me nxënës brenda / Francë, 15 vjeçari humb dorën nga granata
05/10 15:32
Top News – Ish Princi Andrew padit policinë / Çështja Epstein, të anulohen urdhërat e kontrollit
05/10 15:07
Top News – Estonia zhvendos trupat afër Rusisë / FT: Armatoset për të goditur thellë, strategji e re
05/10 15:05
Top News – Dëshifruan misteret e trurit / Nobeli i mjekësisë 2026 ndahet nga tre shkencëtarë
05/10 15:04
Top News – Putin ‘lëshon’ Gjeneral Armagedonin / Ishte degdisur në Afrikë, donte luftë bërthamore
05/10 14:22
Top News-‘Aksident në laborator’, ‘plas’ murtaja / Vdes shkencëtarja në Rusi, SHBA frikë për epidemi
05/10 13:54
Top News – ‘Vendi më i rrezikshëm në Tokë’ / Si u shndërrua Lituania e qetë në një vatër tensioni
05/10 13:09
Top News – Merkel më mirë se Merzi / Gjysma e gjermanëve duan më shumë ish-kancelaren
05/10 13:07
Top News – Gjermania në rrezik, konflikt me Rusinë/Paralajmëron Shërbimi Sekret, ndizet ‘lufta hije’
05/10 13:06
Top News – Vjen ‘Forca e Super-Inteligjencës’ / Trump prezanton grupin e ri të punës për AI-në
05/10 12:44
Top Channe/ Në Rusi ka rënë murtaja/ 189 persona nën vëzhgim pas vdekjes së një punonjëseje
05/10 12:18
Top Channel/ Gjermanët duan Merkelin, sondazhi: “Është më e aftë se Friedrich Merz”!
05/10 12:15
Top News – SHBA tërheq bombarduesit nga Britania / “Kërcënime të reja”, B-1 ikin nga baza e RAF
05/10 12:05
Top News- Do rrëzonte avionin e Flydubai mbi Izrael / Bashkëpiloti e kishte bërë planin kohë më parë
05/10 12:04
Top News – Franca në kaos, djegie dhe plaçkitje / Mbyllen 500 shkolla, shkak protestat e nxënësve
05/10 12:03