Top Channel/ “Putin, me shpatulla pas murit”, Biden: Real rreziku që të përdorë armë kimike!
22/03/2022 12:10

Akuza e rreme e Rusisë se Ukraina ka armë biologjike dhe kimike është një "shenjë e qartë" se Vladimir Putini, tashmë i dëshpëruar po mendon t'i përdorë ato vetë, thotë Joe Biden. Presidenti amerikan u shpreh se “shefi i Kremlinit është mbërthyer me shpatulla pas muri”, dhe po nxjerr pretendime të rreme, përfshirë këtu deklaratat se Amerika ka armë biologjike dhe kimike në Europë. Kjo thjesht nuk është e vertët, jua garantoj, ishte komenti i kreut të administratës amerikane. Rreziku që Putini ndërkohë, t`i përdorë të dyja sipas tij, është i madh. Biden kujtoi se presidenti rus ka përdorur armë kimike në të shkuarën. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm për atë që do të vijë. Por Putini e di se do të ketë pasoja të rënda për të, për shkak të frontit të bashkuar të NATO-s”, shtoi Biden. Pohimet e tij i bëjnë jehonë komenteve të mëparshme nga zyrtarët të Uashingtonit dhe vendeve aleate, të cilët kanë akuzuar Rusinë për përhapjen e pretendimeve të paprovuara se Ukraina kishte një program armësh biologjike, e druhen se Moska mund ta përdorë këtë si prelud për të nisur dhe vetë sulme kimike ose biologjike. Reagimi i Biden erdhi pasi Pentagoni deklaroi më herët se ka “prova të qarta” që forcat ruse po kryejnë krime lufte në vendin fqinj. Përcaktimi që Biden i bëri javën e kaluar Putinit si "kriminel lufte", si "diktator vrasës" dhe "bandit", kanë shkaktuar një krisje edhe më të thellë në marrëdhëniet me Rusinë. Ministria e Jashtme ruse tha se ato ishin "të padenja për një figurë shtetërore të një rangu kaq të lartë" dhe rrezikoi prishjen e lidhjeve SHBA-Rusi. Përmes një note proteste dorëzuar ambasadorit amerikanë në Moskë, pala ruse paralajmëroi gjithashtu se marrëdheniet mes Rusisë e SHBA-së mund të ndërpriten plotësisht. Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e OKB-së ka urdhëruar tashmë Moskën të ndalojë pushtimin e saj dhe një prokuror në gjykatën ndërkombëtare penale ka nisur një hetim për krimet e luftës.

Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
DIGITALB DIGITALB