Kërcënimet e fundit të presidentit rus, Vladimir Putin ndaj NATO-s nuk kanë çuar në ndonjë reagim të menjëhershëm në Bruksel, shkruan Deutsche Welle në analizën e saj. Putin tha më parë, se nëse shtetet e NATO-s lejojnë Ukrainën të përdorë raketa perëndimore në territorin rus, NATO do të ishte në luftë me Rusinë.