Top Channel/ Protestë në Strasburg për ish krerët e UÇK: “Po mbahen në Hagë padrejtësisht”!
16/11/2025 12:17

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestojnë sot 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që sipas tyre, po mbahen në Hagë padrejtësisht. Drejtuesi i OVL-UÇK, Hysni Gucati, pohoi aksioni i tyre ka për qëllim thirrjen për drejtësi, por edhe për t`i kujtuar institucioneve europiane se krijimi i kësaj gjykate u bë mbi gënjeshtrat e ish-senatorit zviceran, Dick Marty. Gucati pret mbështetje të madhe në këtë protestë nga ana e diasporës shqiptare. Ai tha për mediat në Prishtinë se do t`i dërgojnë nga një letër të gjithë anëtarëve të Parlamentit të KiE-së për t’ua dëshmuar padrejtësinë e Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët prej pesë vitesh mbahen në Hagë nën akuzën “për krime lufte”. “Të gjitha vërejtjet e shkeljet i kemi vendosur në dokumentacione për secilin deputet që ta lexojë dhe ta dijë edhe vetë se çfarë gjykate janë duke financuar”, ka deklaruar ai. Paraprakisht, protesta të ngjashme janë mbajtur në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, ndërsa, kur u pyet për mundësitë e organizimit të një proteste në Shkup, Gucati tha se për momentin kjo nuk mund të ndodhë, për shkak të situatës politike atje. Ai e pershkroi sakaq dëshminë e ish-gjeneralit amerikan Wesley Clark në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, si një bombë për Gjykatën Speciale.

Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45