Ora 17:30 e kësaj të premteje supozohej ti gjente drejtuesit politik dhe ministrat përballë kryeministrit Edi Rama këtu në selinë e PS. Por për të shmangur incidentet me protestuesit mbledhja, është vendosur të mbahet në një tjetër ambient. Ky takim i sotëm i cili me gjasë do të mbahet në Pallatin e Brigadave, është konceptuar si vijim i asaj cfarë u prodhua në Pogradec me synimin final, avancimin në të zbatuarin e angazhimeve në dokumentin Besa dhe Pasqyra Albania.