Dy ditë pas protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, selia blu duket sërish e shkatërruar nga trazirat. Këtë të hënë kanë filluar punimet për ta kthyer në gjendjen e mëparshme godinën. Po nxirren jashtë sendet e shkatërruar dhe po rindërtohen muret e shembura. Xhamat janë të thyera, karriget kanë dalë jashtë funksioni dhe në zyra ka vetëm rrëmujë.