Top Channel/ Prostituta kineze me hixhab, shkatërrohet baza e prostitucionit, arrestohen 3 gra
22/09/2025 12:15

Fenomeni i prostitucionit po vazhdon të zgjerojë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tij në bregdet, policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit të shtetaseve tē huaja për qëllime fitimi. Operacioni i koduar “Space” çoi në zbardhjen e një tjetër aktiviteti kriminal, që vepronte në plazhin e Durrësit. Pas një hetimi trejavor, u arrestuan tre shtetase kineze të moshave 41, 43 dhe 47 vjecce. Në ccastin e ndërhyrjes së policisë në apartment njëra prej tyre shihet e veshur me hixhab. Gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe 5 shtetas shqiptarë të përfshirë në këtë veprimtari. Paraprakisht dyshohet se ata janë klientë. Gjatë kontrollit në apartament, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale tre pasaportat e shtetaseve kineze, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta bankare të lëshuara nga banka të Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Operacioni u drejtua nga Prokuroria e Durrësit dhe u zhvillua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale. Përgjatë një viti policia e Durrësit ka goditur të paktën edhe 6 raste të tjera të ushtrimit të prostitucionit me shtestase të huaja kryesisht nga Kina dhe vendet e Amerikës Latine. Me kthimin e Shqipërisë në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike, fenomeni i prostitucionit me shtetase të huaja ka njohur një rritje të ndjeshme në Durrës.

Top Channel/ Protesta, 10 orë përplasje të dhunshme! Çfarë ndodhi, bulevardi dhe sheshi fushëbetejë
28/11 23:33
Top Channel/ Euro bie, rezerva në rekord! Kursi zyrtar i euros zbret nën 90 lekë
28/11 23:17
Top Channel/ Rreth 50 të lënduar në protestë, në spital protestues, efektivë, gazetarë e kalimtarë
28/11 23:13
Top Channel/ Bora bllokon Rrugën e Kombit dhe të Arbrit, probleme në disa qarqe
28/11 23:11
Top Channel/ Berisha nxjerr videon: Policia sulmoi selinë e PD! Do shkojmë te PS
28/11 23:08
Top Channel/ Tirana proteston, Vlora feston! Koncert në Sheshin e Flamurit për Pavarësinë
28/11 23:05
Top Channel/ Ceremonia shtetërore për Pavarësinë, Begaj: Dhuna, e patolerueshme
28/11 23:03
Top Channel/ “Paguhesh ti prej Sorosit?”Demokrati përplaset me Qorrin dhe Muçin në protestë: Hajdut…
28/11 22:56
Top Channel/ Festë kuqezi në sheshin “Nënë Tereza”, makinat me flamuj mbushin sheshin
28/11 22:34
Top Channel/ Vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit, disa automjete dalin nga rruga
28/11 22:32
Top Channel/ Flamuj kuqezi dhe bori festive, Fieri feston 28 Nëntorin në rrugë
28/11 21:40
Top Channel/ Nga Edi Rama te Albulena Haxhiu… Ish-kreu i PD, Basha, në krah të ambasadorit Wendt
28/11 21:38
Top Channel/ Zjarr në një servis në Fier, zjarrfikësit shpëtojnë bizneset përreth
28/11 21:10
Top Channel/ Peshkopia zbardhet nga dëbora, mungesa e gomave dimërore vështirëson qarkullimin
28/11 21:08
Top Channel/ Shkatërrohet droni nga protestuesit, policia e përdori në tubim kundër tyre
28/11 20:49
Top Channel/ Gurët mbulojnë bulevardin, punonjësit nisin pastrimin e zones
28/11 20:44
Top Channel/ Protesta, dhunë në Ditën e Pavarësisë! Përplasje mes policisë dhe protestuesve
28/11 20:11
Top Channel/ Licencat për fishekzjarrët, Ministria propozon rikthimin e tarifave
28/11 20:03
Top Channel/ Policia nis arrestimin e protestuesve në shesh, i riu i gjakosur
28/11 19:54
Top Channel/ Tirana 10 orë në tym e flakë, kronologjia e protestës në Ditën e Pavarësisë
28/11 19:52