Top Channel/ Probleme nga shirat/ Nga Lezha në Vlorë, përmbyten disa rrugë pas reshjeve të dendura
04/10/2024 19:39

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme thuajse të gjithë territorin e vendit, duke shkaktuar jo pak problematika në disa qytete. Vlora ishte qyteti i fundit i prekur nga stuhia, teksa reshjet e dendura sollën përmbytje dhe prezencë uji deri në 20-30 cm, ndërkohë që në disa zona të tjera niveli i ujit shkoi edhe 50 cm. Problemet më të mëdha u evidentuan në lagjen Rilindja, zonën e bibliotekës së qytetit dhe zonën e Skelës ku shumë banesa e biznese ndodhen nën ujë. Prej stuhisë, i gjithë qyteti i Vlorës mbeti edhe pa energji elektrike. Por stuhia shkaktoi probleme edhe në Lushnje ku niveli i ujit në rrugë i kaloi 40 centimetra, ndërsa shumë mjete u bllokuan në rrugë si pasojë e përmbytjeve. Në Lezhë Stacioni Meteorologjik Ushtarak konfirmoi se ranë mbi 45 milimetra shi. Reshjet me intensitet të lartë shkaktuan probleme në lagjen 11 janari, ku pati edhe përmbytje. Në Shkodër, situata ishte pak më e lehtë. Stuhia zgjati rreth 20 minuta. Prej stuhisë që zgjati për rreth një orë, uji vërshoi edhe në rrugët e Bulqizës. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në shumë prej rrugëve të Durrësit, duke shkaktuar vështirësi jo vetëm për kalimtarët, por edhe për automjetet. Ndërkohë moti i keq vazhdon të mbajë të pezulluar aktivitetin e flotës së peshkimit. Policia e Shtetit ripërsëriti apelin për shoferëve dhe këmbësorëve që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve të tyre përgjatë gjithë fundjavës.

Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31
Top Channel/ Pas Verdhos, edhe Gjyli në Spak për t’ju komunikuar akuza
23/10 13:06