Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar sot qytetin simbolik të Shusha, që është rimarrë nga Azerbaixhani gjatë konfliktit të fundit me Armeninë, për rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakh. Azerbaixhani mori ndihmë të konsiderueshme nga Turqia në përballjen ushtarake në shtator, që u mbyll pas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia, pas gjashtë javë luftimesh dhe rreth 6000 viktimash. Me armëpushimin, Armenia u detyrua të jepte ndaj Azerbaixhanit territore që mbante prej dekadash, duke përfshirë dhe Shusha, e cila pretendohet si nga armenët dhe Azerbaixhani si ‘djep i kulturës’ së tyre. Qyteza fortesë qëndron mbi shkëmbinj rreth 15 km larg qytetit më të madh të krahinës Nagorno-Karabakh, Stepanakert dhe rënia e tij në dorë të forcave të Azerbaixhanit. shënoi një pikë kthese të konfliktit.