Top Channel/ Presidenti i Meksikës akuzon SHBA për ‘ndërhyrje’ në çështjet e brendshme
28/02/2023 22:36

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador se deklaratat e Departamentit amerikan të Shtetit mbi reformën e kontestuar elektorale, janë ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. "Ata gjithmonë përfshihen në çështje që nuk i takojnë”, tha López Obrador në konferencën rutinë të shtypit, duke shtuar se deklaratat e zyrtarëve amerikane nuk përputhen me politikën e presidentit Joe Biden për "barazi" në marrëdhëniet mes vendeve. Duke iu drejtuar sektarit të shtetit Antony Blinken, presidenti shtoi më tej se "ka aktualisht më shumë demokraci në Meksikë sesa në SHBA”. "Në vend të veprimeve që ndërhyjnë në çështjet tona, nëse ata duan të vazhdojnë politikat duhet të trajtojnë atë që po ndodh në Peru”, tha presidenti, sipas të cilit mbështetja e Uashingtonit për grushtin e shtetit shkel liritë dhe demokracinë e vendit. Të dielën pas një proteste të mijëra qytetarëve kundër reformës elektorale dhe qeverisë së López Obrador, përfaqësuesi i SHBA për Amerikën Latine, Brian Nichols, tha se ndryshimet ishin "një test për pavarësinë e institucionet elektorale e gjyqësore në vend". Ndërsa zëdhënësi i departamentit të Shtetit, Ned Price tha dje se SHBA mbështet "institucione të pavarura në vendet e botës, përfshi dhe Meksikën”. Reforma e aprovuar javës që shkoi në Kongresin meksikan redukton buxhetin e Institutit Qendror Zgjedhor, i cili do të organizojë zgjedhjet në mesin e 2024. Më parë López Obrador kishte akuzuar Institutin se po i kushtonte shumë financave publike dhe se në të kaluarën kishte toleruar manipulimet. "Ata nuk heqin dorë nga këto politika duke besuar se janë qeveria e botës," insistonte presidenti i majtë, duke shtuar se “në SHBA qeveris oligarkia, kurse në vendin e tij, qytezat”. Reforma ende përballet me disa padi kundërshtimi në Gjykatën e Lartë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Zelensky: Po shantazhohem nga BE/ “Duan të hap tubat për naftën ruse”
15/03 14:57
Top News – Mizori në luftën e Iranit / Papa Leoni dënon dhunën, kërkon armëpushim
15/03 14:56
Top News – Të paktën edhe tre javë luftë / ‘Mijëra objektiva të mbetura në Iran’, Izraeli vazhdon
15/03 14:52
Top Channel/ “Nuk janë kushtet për paqe”/ Trump reagon pasi Irani kërcënoi se do vrasë Netanyahun
15/03 14:42
Top News – Luftanijet e aleatëve në Hormuz / Trump bën kërkesën, 16 anije të sulmuara deri tani
15/03 13:27
Top News – ‘Zgjohet’ Kina, rrethon Tajvanin / Avionë luftarakë në ishull pas mungesës së pazakontë
15/03 13:05
Top News – Armë vdekjeprurëse, por ‘tërheqëse’ / Kim Jong un teston lëshuesin e raketave bërthamore
15/03 13:05
Top News – Kërkon para në këmbim të ndihmës / Zelenski dërgoi ekspertët e dronëve në Lindjen e Mesme
15/03 13:03
Top News – Qindra dronë ukrainas mbi Moskë / ‘Kremlini në shënjestër, mbrojtja ajrore ‘në aksion’
15/03 13:03
Top News – Kharg, ‘ishulli i ndaluar’ i Iranit/ Zemra e industrisë së naftës të Iranit në shënjestër
15/03 12:22
Top News- Do godasë Khargun ‘vetëm për qejf’/ Trump kërcënon qendrën e eksportit të naftës të Iranit
15/03 11:58
Top Channel/ Trumpi u kërkon ndihmë aleatëve/ Thirrje për anije luftarake në Hormuz & kritika për…
15/03 11:46
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA/Plani për të ndihmuar aleatët në Lindjen e Mesme
15/03 11:44
Top Channel/ Shuhet në moshën 96-vjeçare filozofi Habermas/ Gjermani që nuk heshti kurrë për Kosovën
15/03 10:59
Top Channel/ Zvicra ndalon dy avionë amerikanë/ Reagon qeveria: Na e dikton ligji i neutralitetit
15/03 10:36
Top Channel/ “Xhevahiri” që goditi SHBA. Pse është kaq i rëndësishëm për Teheranin ishulli Kharg?
14/03 23:26
Top Channel/Bagdad, sulmohet ambasada e SHBA. Teherani shton raketat kundër vendeve të Gjirit Persik
14/03 23:24
Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
DIGITALB DIGITALB