Presidenti afrikano-jugor Cyril Ramafosa paralajmëroi sot kundër rrezikut të "aparteidit shëndetësor" në lidhje me ndalimet e fluturimeve në vendin e tij prej variantit të ri të Covid. Gjatë vizitës së tij në Bregun e Fildishtë ai tha me homologun vendas se kufizimet që shumë vende kanë vendosur ndaj Afrikës së Jugut janë “të padrejta e jo-shkencore”.