Policia dhe ushtria e Afrikës së Jugut bllokonin sot rrugën para gjykatës së Lartë të Peter-Marizburg ku do të mbahet gjyqi virtual i korrupsionit për ish-presidentin Jacob Zuma. Çështja ishte pikenisja e disa javë trazirave në të gjithë vendin, ku janë vrarë më shumë se 200 vetë dhe janë grabitur qindra dyqane e magazina. Rafineria më e madhe e naftës në Durban ka ndaluar përkohësisht punën, dhe supermarketet janë mbyllur, duke shkaktuar frikë për ndalimin e furnizimit me ushqim e karburante. Policia ka tentuar të reagojë ndaj situatës duke përdorur granata shurdhuese apo plumba gome por pa arritur te ndaloje trazirat. Përfaqësia e Kombeve të Bashkuara atje ka shprehur shqetësim se dhuna ka dëmtuar transportin e punëtorëve dhe të stafit mjekësor, duke shkaktuar mungesa në ushqim, mjekime dhe produkte të tjera esenciale.