Top Channel/ Pogradec, super-hotel me para droge, trafikantit ia sekuestron prokuroria
26/09/2025 20:26

Një hotel, sipërfaqe të konsiderueshme trualli, apartamente, automjete dhe disa biznese në pronësi të Edri Buliçka dhe familjarëve të tij që pretendohet se ishin siguruar me të ardhura nga puna si kamerier në qytetin e Pogradecit janë vendosur në sekuestro me kërkesë të prokurorisë së Korçës. Pas një hetimi 3 vjeçar prokuroria e Korçës ka arritur në përfundimin se pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme janë krijuar nga të ardhurat që Edri Buliçka ka siguruar përmes trafikut të drogës në Itali dhe Spanjë për një periudhë disavjeçare. Ndërsa është përpjekur të justifikojë pasurinë me të ardhura nga puna si kamarier, çka gjatë hetimeve ka rezultuar një punësim fiktiv, prokuroria e Korçës ka bërë me dije se Buliçka ndër vite ka kryer transaksione bankare në vlera të konsiderueshme në lek dhe valutë të huaj e më pas ka investuar në biznese, prona dhe asete të tjera një pjesë të të cilave i ka regjistruar në emrin e tij ndërsa të tjera në emër të familjarëve. Sipas të dhënave të verifikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit Buliçka dhe familjarët e tij kanë rezultuar pronarë të bizneseve që lidhen me shitblerjen apo servisin e automjeteve, ndërsa në muajin maj të këtij viti në Pogradec është regjistruar hotel Rich, ku administratore figuron nëna e tij Edlira Buliçka e cila Po ashtu gjatë hetimeve të prokurorisë rezulton të ketë një biznes shitje online të regjistruar prej vitit 2021 që ishte adresa e shtëpisë. Pas hetimit prokuroria e Korçës ka kërkuar sekuestrimin e Hotel Rich, një trualli prej 965m2, një tjetër trualli dhe dy apartamenteve si dhe vendosjen e masës së sekuestros preventive për 3 biznese dhe 6 automjete.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48