Top Channel/ “Po pati sulme kimike, ndërhyjmë”.Biden paralajmëron Putin
25/03/2022 00:03

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të enjten se NATO do të "përgjigjej" nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë kimike në luftën e tij kundër Ukrainës. "Ne do të përgjigjemi nëse ai e përdor armëe kimike. Natyra e përgjigjes tonë do të varet nga natyra veprimit të tyre." Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin ka dështuar të ndajë Perëndimin me luftën e tij kundër Ukrainës. Putini ishte i sigurt për ndarjen e NATO-s, biseda ime e hershme me të në dhjetor dhe fillim të janarit, ishte e qartë për mua se ai nuk mendonte se ne mund ta ruanim këtë kohezion. NATO kurrë, kurrë nuk ka qenë më e bashkuar se sa është sot. Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që kishte ndërmend të kishte si me hyrjen në Ukrainë. Ne ndërtuam të njëjtin unitet me Bashkimin Evropian dhe tG7. Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord në samitin e jashtëzakonshëm të së enjtes që të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Në përgjigje të veprimeve të Rusisë, ne kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur elementë të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor, së bashku me asete të rëndësishme ajrore dhe detare, nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s . NATO sqaron se veprimet e tyre mbeten "parandaluese, proporcionale dhe jo përshkallëzuese" në përgatitje për një realitet të ri më të rrezikshëm. Nga ana tjetër presidenti zelensky në mesazhin e tij drejtuar natos, përvecse përsëriti apelin e tij për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainën tha se kërkonte vetëm 1 përqind të asaj cfarë alenca zotëron në armë: Ukraina nuk ka armë të fuqishme kundër raketave; ka shumë më pak avionë se Rusia... Ukraina ju bëri thirrje për avionë, që të mos humbasim kaq shumë njerëz. Ju keni mijëra avionë luftarakë! Ne kërkuam tanke, që të mund të clirojmë qytetet tona, ku Rusia po mban peng qindra mijëra njerëz,Ju keni të paktën 20,000 tanke! Ukraina ju ka kërkuar vetëm një për qind të tankeve tuaja! Por ende nuk kemi marrë një përgjigje të qartë Por pas samitit, shefi i natos i cili mori aprovimin për zgjatjen e mandatit të tij në krye të alenacës këtë të enjte , i pyetur për kerkesën e zelenskyt tha: E dëgjuam me kujdes Presidentin Zelensky, aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën.NATO do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur Ukrainën me armë, në mënyrë që të mund të mbrohen. Stoltenberg tha se përdorimi i armëve kimike "do të ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit, dhe do ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar që do të kishte pasoja të mëdha. ".

Top Channel/ Erdogan kritikon Europën: Pa Turqinë nuk ka siguri
22/09 23:05
Top Channel/ “Betejë” me helmeta e shufra në Katania, tre policë përfundojnë në spital
22/09 21:58
Top Channel/ Sanchez i thotë “jo” pritjes së Trump në OKB! Kryeministri spanjoll mungon në New York
22/09 21:50
Top News- Trump falënderon Shqipërinë: Mesazh i veçantë në OKB për aleatët e Gazës
22/09 21:01
Top Channel/ Burnham: Mund të bashkohemi me BE! Laburistët në presion për të përmbysur Brexit
22/09 20:02
Top Channel/ Trump falënderon Shqipërinë në OKB, fjalimi i presidentit të SHBA në Asamble
22/09 19:35
Top News – Erdogan kërkon heqjen e vetos në OKB / Rusia kundër: KS të shtojë anëtarë të rinj
22/09 15:34
Top Channel/Arabia Saudite rihap naftësjellin, gati eksportet nga Deti i Kuq: Bie nafta Brent!
22/09 15:03
Top News – Trump bëhet ‘mute’ / Mediat e mëdha amerikane bojkotojnë presidentin
22/09 13:33
Top Channel/ “Grafia e zgjedhjeve”, Gjermania e ndarë në dysh: Zonat rurale me AfD, qytetet majtas!
22/09 12:13
Top Channel/ Të shtëna në një shkollë në Turqi, 8 të plagosur: Arrestohet i dyshuari!
22/09 11:49
Top Channel/ Erdogan kërkon riformimin e OKB-së: “Të hiqet e drejta e vetos”!
22/09 11:30
Top News – Shpërthejnë plumbat në shkollë / Tronditet Turqia, tetë të plagosur nga të shtënat
22/09 11:16
Top Channel/ Sot Asambleja e Përgjithshmë e OKB-së, Trump takohet me Zelensky-n?!
22/09 11:09
Top News- Ngarkesa sekrete e F-35 përfundon në Hong Kong, SHBA del zbuluar
21/09 23:00
Top Channel/ Hoqi dorë nga bota e kinemasë për milionat e portaleve për të rritur, rrëfen aktorja
21/09 23:00
Top Channel/ Trump: Rusia e ka humbur kontrollin mbi naftën prej Ukrainës
21/09 22:57
Top News- SHBA zbulon komplotin rus: survejim dhe vrasje të shënjestruara në Uashington
21/09 22:51
Top News- 2.1 tonë kokainë kapen në një varkë në Spanjë, arrestohet edhe një shqiptar
21/09 22:51
Top News- 2.1 tonë kokainë kapen në një varkë në Spanjë, arrestohet edhe një shqiptar
21/09 22:50