Top Channel/“Po më ndodhi ndonjë gjë, jepi këtë letër Franceskës”: A e vranë burrin e eurodeputetes?
26/05/2024 14:01

Ngjarja e rëndë e një dite më parë kur bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato u gjet i vdekur brenda makinës së tij “Range Rover”, ka pushtuar titujt e mediave në Itali. Shtypi italian raporton sot Angelo Onorato se një arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh, i ka lënë një letër avokatit të familjes, duke i kërkuar t`i dorëzojë atë të shoqes në rast se atij “i ndodh dicka”. Në letër duket se ai shpjegon që ishte në vështirësi ekonomike, dhe hetuesit duket po e shohin mundësinë e borxheve apo të një krize financiare si arsye të mundshme për vertëvrasje. Megjithatë vetë eurodeputetja pretendon se i shoqi nuk është vetëvrarë. Ishte ajo dhe e bija Carolina që e gjetën sipërmarrësin pa jetë të ulur në vendin e shoferiti, me kokën në timon dhe një shirit plastic rreth qafës. Donato menjëherë tha se i shoqi ishte vrarë dhe se nuk beson në hipotezën e vetevrasjes, ku janë përqëndruar njësite hetimore që punojnë për llogari të Prokurorisë së Palermos. Për të njëjtën gjë insiston edhe e bija 20 vjecare, sipas të cilës i ati nuk ishte njeri që do ta kishte braktisur kurrë familjen e tij në atë mënyrë. 54 vjecarja Francesca Donato, me profesion avokate ishte rekrutuar si flamurtare nga euroskeptikët nga Matteo Salvini e cili e mbështeti atë me Legën në zgjedhjet e parlamentit europian ne 2014-tën, por shtatorin e vitit 2022 politikania e betejave kundër euros dhe kundër vaksinave në periudhën e pandemisë së koronavirusit, vendosi të shkëputej nga kjo parti dhe të vendosej në krye të shoqatës politike Rinascita Repubblicana.

Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01
Top News – Përmbyset anija me 7 tonë naftë / Mesdheu në rrezik ndotjeje, katastrofë në Ibiza
27/11 11:50
Top News – Finalizohet NATO-ja myslimane / Erdogan miraton zyrtarisht marrëveshjen e Mekës
27/11 11:43
Top News – NATO në alarm të kuq, ngre avionët/ Zelenski godet vendlindjen e Putinit, sulme të ashpra
27/11 11:43
Top Channel/ Buxheti “fut në sherr” vendet e BE-së: Samiti i Brukselit mbyllet para kohe!
27/11 11:22
Top Channel/ Liste Serbe “i bën dalje” Beogradit? Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës!
27/11 11:18
Top Channel/ Zelensky kritikon miqësinë “e çuditshme” Trump-Putin: “Si të jesh shok me Hitlerin”!
27/11 11:17
Top Channel/SHBA,Ditë Falenderimesh me stuhi: Anulohen qindra fluturime, shtyhet parada në Nju Jork!
27/11 10:46
Top News – “Nuk firmos rritjen e pagave”/ 1 miliard euro rritje pagash, Meloni sfidon magjistratët
27/11 10:00