Një përplasje e vjetër në majat e futbollit botëror rikthehet fuqishëm në skenë. Michel Platini, një prej legjendave më të mëdha të futbollit francez dhe ish-president i UEFA-s, ka sulmuar ashpër presidentin aktual të FIFA-s, Gianni Infantino. Gjatë një interviste për emisionin “Canal Football Club”, Platini nuk i kurseu kritikat ndaj drejtuesve të sotëm të futbollit botëror, duke i cilësuar ata si “burokratë të çmendur”. Por fjalët më të forta i rezervoi pikërisht për Infantinon.